Kupa e Botës 2022, nis përballja Meksikë-Poloni

Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e përballjes mes Kombëtares së Meksikës dhe asaj të Polonisë, e vlefshme kjo për xhiron e parë të Grupit C të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Pavarësisht nga rezultati, ndeshja ndërmjet Meksikës dhe Polonisë do të jetë një ndeshje historike në historinë e FIFA-s pasi do të luhet në “Stadiumin 974”, i cili do të jetë stadiumi i parë i përkohshëm për të pritur një Kupë Botërore.
Stadiumi është bërë nga 974 kontejnerë transporti të ricikluar dhe do të përdoret për të pritur ndeshje gjatë gjithë turneut përpara se të çmontohet.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin nëntor të vitit 2017, ku asokohe Meksika triumfoi me rezultat minimal 1:0.

Back to top button