Kupa e Kosovës, hidhet shorti për çerekfinale, spikat derbi mes Pejës dhe Prishtinës

 
Në bazë të sistemit të Bergerit të rregullores së Kupës së Kosovës, pas 14 xhirove të zhvilluara në Superligë, është hedhur shorti për Final 8 në Kupën e Kosovës në basketboll në kategorinë e meshkujve.
Në kuadër të fazës çerekfinale të kësaj gare, lideri i tabelës Ylli do të përballet me vendin e fundit në tabelë Dritën.
Kurse, përballja më interesante që spikat këtë short do të jetë ajo mes dy rivalëve të vjetër të këtij sporti, respektivisht mes Pejës dhe Prishtinës.
Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave ishte në Superkupë, ku në atë ndeshje skuadra pejane arriti që të kualifikohet drejt gjysmëfinales.
Ndërkaq, në kuadër të këtij shorti do të kemi edhe përballje lokale, ku skuadra e Prizrenit 16 do të zhvillojë ndeshje kundër Bashkimit.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 9 dhe 10 Shkurt 2022, kurse turneu do të zgjasë deri më 13 Shkurt 2022. Fituese aktuale e Kupës është Prishtina.
Në kuadër të fazës së gjysmëfinales do të përballen fituesit e çiftit Ylli-Drita me Prizreni 16-Bashkimi, si dhe fituesit e takimit Trepça-Rahoveci me Peja-Prishtina.
Shortin e çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll e gjeni më poshtë.
Golden Eagle Ylli – Drita
Trepça – Rahoveci
Peja – Sigal Prishtina
Prizreni 16 – Bashkimi.

Back to top button