Kupa e Kosovës, nesër shorti

Kupa e Kosovës, nesër shorti

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se shorti i Kupës së Kosovës do të mbahet nesër.
Shorti do të mbahet me fillim nga ora 13:00 në ambientet e FFK-së, ku do të mësohen çiftet e fazës së 1/16-ës së kësaj gare.
Ndeshjet e Kupës së Kosovës do të zhvillohen më datën 17 nëntor, me ç’rast, skuadrat si Behari dhe Prizreni do të jenë skuadrat e vetme nga Liga e Dytë që do të marrin pjesë në këtë garë.

Back to top button