Kupa e Kosovës, sot caktohen finalistët

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll, të vlefshme këto për fazën e gjysmëfinales.
Këto dy përballje do të përcaktojnë dy klubet të cilat sigurojnë biletat drejt finales së kësaj gare.
Me fillim nga ora 17:00, nikoqiri i kësaj gare, KB Rahoveci e pret në shtëpi KB Trepçën, kurse e gjithë vëmendja do të jetë te përballja mes KB Prishtinës dhe KB Yllit, e cila fillon nga ora 20:00.
17:00 KB Rahoveci – KB Trepça
20:00 KB Prishtina – KB Ylli.

Back to top button