Artistja e njohur Baby G ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Kënga e re titullohet “Kuq e zi” të cilën e solli në bashkëpunim me Escobars dhe Gridon.

Për tekstin e këngës janë kujdesur të tre artistët, kurse, mix/masterin e ka punuar Marcolino, producent është Forgottnen.

Baby G ka njoftuar se ka gati edhe albumin e saj, të cilin ka një vit që e ka përfunduar. Megjithatë data e publikimit të këtij albumi nuk u bë e ditur./21Media