Kuqi për hidrocentralet: Gjithçka që është në kundërshtim me ligjin s’do të lejohet të ndodhë

 

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi priti sot në një takim përfaqësuesit e disa organizatave të shoqërisë civile dhe banorët e zonës së Deçanit.

Ky delegacion, siç informoi ministria, paraqiti para ministrit Kuçi shqetësimet e tyre në lidhje me punimet dhe gjendjen që është krijuar në Grykë të Deçanit, si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve.

Kuqi premtoi që gjithçka që është në kundërshtim me ligjin nuk do të lejohet të ndodhë.

“Shqetësimi juaj është i qartë, sikur jam i qartë edhe unë me atë se do ta zbatoj ligjin në secilin hap. Çështja e hidrocentraleve në Deçan nuk ka filluar as sot e as dje, por shumë më herët. Tash jemi përball një procesi që kërkon një zgjidhje të drejtë. Ajo që mund të them, është se monitorimi dhe kontrolli duhet të jetë më i rreptë”, tha ministri Kuçi.

Kërkesë e ministri Kuçi ndaj këtij grupi ishte që mos të reshtin së ngrituri zërin kur shohin se po shkelet ligji dhe të drejtat.

“Zëri i arsyeshëm i banorëve dhe shoqërisë civile me kërkesa të realizueshme dhe përkushtimi i institucioneve janë mjetet që na dërgojnë në hapa të sigurtë. Gjithmonë do të jem i hapur për shoqërinë civile, pasi ata shohin pak më thellë se sipërfaqësisht. Kjo më duhet edhe mua si ministër në një digaster që ka shumë punë dhe shumë të kaluara”, shtoi ministri Kuçi.

Pjesë e takimit ishte edhe zëvendësministri Muharrem Nitaj dhe drejtorët e digastereve përkatëse në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit./21Media

Back to top button