Një krijim më ndryshe

Një krijim më ndryshe

Krijimet të bukura kemi parë shumë, por të veçanta janë ato të një artisti amerikan i quajtur, Garret Kane dhe tani skulptura e tij e fundit është mjaft interesante.

“Golemecha” është emri i skulpturës. Është një kombinim i dy fjalëve: Golem – një mbrojtës i bërë nga balta dhe shkopinj nga folklori judaik – dhe echa – një mbrojtës i bërë nga robotikë të avancuar në kulturën japoneze.

Duke kombinuar termat autori krijoi një mbrojtës modern, i ndërtuar nga natyra dhe teknologjia, transmeton rtv21.tv.

Artisti ka përdorë copa të shtypura 3D,  rrjetë teli, dritat LED dhe shumë materiale të tjera./21Media