Për ca kohë çifti Robbie dhe Priscilla kanë qenë në gjendje të punojnë në distancë, kështu që ata vendosën të transferohen në një shtëpi që mund të merrnin kudo ku dëshironin. Çifti bleu një autobus të shkollës i prodhimit të vitit 1998 dhe e shndërroi atë në një shtëpi të vogël me rrota, shkruan rtv21.tv.

Tani, nuk ka rëndësi nëse jeta nomade ju bën thirrje apo jo, të dy entuziastët e udhëtimit projektuan dhe ndërtuan një vend kaq komod, është e pamundur të qëndroni indiferentë ndaj kësaj shtëpie; duket më e bukur se shumica e apartamenteve! Për të mos përmendur, autobusi është i pajisur me gjithçka që ju nevojitet për të jetuar një jetë të rehatshme ditore.

Robbie dhe Priscilla zgjodhën autobusin e shkollës, sepse ata ishin duke planifikuar të kalonin dy vitet e ardhshme duke udhëtuar dhe donin që shtëpia e tyre e re në rrota të duket dhe të ishte si një shtëpi e vogël./21Media