Një këshillë nga Shqipëria për ata që blejnë bukë furre

Një këshillë nga Shqipëria për ata që blejnë bukë furre

Ndërkohë që të gjithë qytetarët janë në karantinë, arsyeja e vetme pse dalin nga shtëpia, është për të blerë bukë. Por çfarë duhet të dimë për bukën që marrim në furra, gjatë kësaj kohë të koronavirusit përreth.
Ju duhet të dini se, Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ka ndaluar prerjen e bukës në furra sepse rrezikon shëndetin e klientëve dhe intoksikim të bukës.

“Është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve. Një buke e prerë do të thotë prishja e guaskës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240° dhe prishja e kësaj guaske krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin. Për të dyja këto kemi vërejtje edhe nga institucionet dhe kërkesa nga klientët , prandaj është e nevojshme që t’i zbatojmë për të qenë në rregull me respektimin e ligjeve te shtetit për këtë periudhë”, thuhet në deklaratë.