“Kur braktis atë që do” është një prej hiteve të vjetra të Ardit Gjebresë. U këndua nga shumë këngëtarë në performancat “live”, ndërsa tani vjen prapë nga Ardit Gjebrea dhe Arilena Ara.

Ata kanë lansuar ripërpunimin e këngës me videoklip ku të dy shfaqen pranë detit.

Kësaj radhe Gjebrea luan vetëm në piano, ndërsa teksti mahnitës i Timo Flokos vjen i interpretuar ‘live”  nga zëri i ëmbël i Arilena Arës.

E gjithë performancën edhe më të magjishme e bëjnë zhurmët e valëve të detit./21Media