Zyrtarë të OBSh-së parashohin që vaksinimi në Kosovë të nis në pranverë

Zyrtarë të OBSh-së parashohin që vaksinimi në Kosovë të nis në pranverë

Edhe Kosova një ditë më parë ka aplikuar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, por në Ministrinë e Shëndetësisë ende nuk e dinë se kur do të arrijnë vaksinat e para. Ndërsa, zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, parashohin që vaksinimi kundër Covid-19 në Kosovë të fillojë në mars eventualisht në prill të vitit të ardhshëm./21Media