Infektologu Ilir Tolaj sot në “Për ditë të mbarë” të RTV21 tha që vaksina kundër Covid-19 në vendin tonë me siguri do të vijë më vonë se sa në vendet e tjera të BE-së.

“Vendet tjera do të fillojnë me së largu në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit”, tha ai.

Se kur do të vijë në vendin tonë kontigjenti i vaksinave, Tolaj tha se do të jetë pikëpyetje, shkruan rtv21.tv

Sipas tij, nëse qytetarët e Kosovës e marrin vaksinën në gjysmën e parë të viti të ardhshëm, atëherë, sipas tij, jemi në pozitë të volitshme./21Media