Teatri Kombëtar i Kosovës me 20 janar do bëhet me drejtor të ri, këtë e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit Tetarit Kombëtar të Kosovës, Adrian Morina në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21.

Ai tregoi se konkurset do hapen në fund të muajit.

“Në fund të muajit do hapen konkurset për dy drejtorët e teatri, drejtorin gjeneral edhe udhëheqësin artistik”, tha Morina.

Morina gjithashtu foli edhe për fillimin e pandemisë, ku shfaqjet e teatrit kaluan në forma virtuale. Sipas tij, për dy muaj janë shfaqur 56 shfaqje me 1 milionë shikues virtual./21Media