Shëndeti i flokëve është shumë i rëndësishëm për paraqitjen tonë të jashtme. Larja e tyre është gjithashtu një hap i domosdoshëm drejt flokëve të bukur e plot shkëlqim.

Deri më tani, kemi mësuar që flokët nuk duhen larë çdo ditë, por ka paqartësi për kohën e duhur për t’i larë ato. Stilistët më në zë të flokëve thonë se koha më e mirë për të larë flokët është mbrëmja.

Ekspozimi i flokut ndaj nxehtësisë së tharëses e dëmton atë, ndaj nuk duhet ta teproni. Në mbrëmje, ju mund ta thani flokun me peshqir dhe të mos përdorni tharëse e cila e dëmton flokun. Kjo nuk do të thotë se ju mund të flini me kokë të lagur, sepse floku është më i brishtë në këto momente.

Flokët e larë në mbrëmje e bëjnë gjumin edhe më të rehatshëm. Dihet që dushi në mbrëmje mundëson një gjumë të qetë dhe të patrazuar, kështu që një rrugë e dy punë. Shpëtoni flokët dhe shijoni edhe gjumin.