Një burrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe u arrestua për pretendimin se kishte vjedhur një deve të sapolindur si një dhuratë për ditëlindjen e të dashurës së tij.

Më pas thuhet se ai ka gënjyer policinë për mënyrën se si e siguroi kafshën. E dashura e burrit u arrestua gjithashtu në lidhje me incidentin, transmeton rtv21.tv.

Dy javë më parë policia e Dubait u njoftua nga pronarët për vjedhjen e një deveje të re me një varietet të rrallë nga ferma e tyre.

Policia kontrolloi fermën por nuk gjeti se kush mund ta ketë marrë kafshën.

Ditë më vonë, i akuzuari, i cili ka një fermë në zonë, thirri policinë për të raportuar se një deve e re kishte shkuar aksidentalisht në fermën e tij.

Brig Abdullah Al Mosam, drejtor i stacionit të policisë Bur Dubai, tha se oficerët menjëherë dyshuan për historinë e burrit sepse ferma e tij është tre kilometra nga ferma tjetër, me dy pronat e ndara nga një autostradë.

“Ishte një udhëtim që do të ishte i pamundur për një deve të porsalindur”, tha Brig Al Mosam.

Policia e thirri burrin për tu marrë në pyetje, kur thuhet se ai kishte pranuar se e kishtev vjedhur deven e shtrenjtë për t’ia bërë dhuratë për ditëlindje të dashurës së tij./21Media