"Ndrojtja e kurorës"

“Ndrojtja e kurorës”

Herën tjetër kur jeni duke shëtitur nëpër pyll, shikoni një moment lart jush në pemët e bukura dhe mund të habiteni nga ato që gjeni.

Ky fenomen mund të quhe “ndrojtje e kurorës” sepse degët më të larta të llojeve të caktuara të pemëve nuk u pëlqen të prekin njëri-tjetrin. Sjellja intriguese u vërejt për herë të parë në vitet 1920, dhe hipoteza të ndryshme janë paraqitur që nga atëherë në përpjekje për ta shpjeguar atë. Disa besojnë se ndodh për të zvogëluar përhapjen e insekteve të dëmshme. Të tjerë besojnë se pemët po përpiqen të mbrojnë degët e njëri-tjetrit nga plasaritja dhe thyerja në erë, dhe gjithashtu është sugjeruar që “ndrojtja e kurorës” të ndodhë në mënyrë që pemët të mund të optimizojnë ekspozimin e dritës për të maksimizuar procesin e fotosintezës, transmeton rtv21.tv.

Megjithë, këto janë teori të ndryshme. Askush nuk e di me siguri pse ndodh kjo dukuri, por shërben për të na kujtuar se sa natyrë e bukur mund të jetë./21Media