Leze Qena pa dyshim se mbetet njëra prej aktoreve më të dashura për publikun shqiptar. Rolet e saj të ndryshme, si në seriale televizive ashtu edhe në teatër e kanë bërë atë të jetë emër i njohur për gjenerata të ndryshme dhe i paharrueshëm edhe pas vdekjes së saj.

Me buzëqeshjen që e kishte Lezja për publikun konsiderohej si një person që tek të tjerët përçonte pozitivitet, shkruan rtv21.tv

Prej vitit 2001 deri në vitin 2011, Lezja përmes ekranit televiziv ishte e pranishme çdo të diele në çdo shtëpi me rolin e “Gjyshes” te seriali vendor “Familja Moderne”. Aktorja me këtë rol arriti të jetë shumë e dashur edhe për fëmijët.

Leze Qena vdiq më 25 mars të vitit 2020 në moshën 85-vjeçare./21Media