"Mysafiri" i paftuar

“Mysafiri” i paftuar

Në ditën më të bukur të jetës, të gjithë ëndërrojnë të kenë fotografitë ideale që do t’i ruajnë gjithmonë. Rrallë ndodh që të ndodhë diçka jashtë planeve, njësoj si një çifti nga Australia.

Melanie Joughalian dhe Lachlan Porteous po pozonin në Ladies View, Killarney kur u surprizuan nga një “mik”.

“Unë isha duke i bërë fotografi çiftit kur dreri i egër u afrua pranë tyre”, tha fotografi Adrian O’Neill.

Imazhet e të sapomartuarve me drerin janë publikuar në rrjete sociale dhe të gjithë po i pëlqejnë, raporton oranews.