Kur mund të shkojë Kosova në zgjedhje? Miftaraj përmend dy muaj eventual

(Lajm i përditësuar)
Kur mund të shkojë Kosova në zgjedhje? Miftaraj përmend dy muaj eventual
Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21, i pyetur se kur do të mund të shkojë vendi në zgjedhje të reja, ai përmendi dy muaj eventual.
“Korriku varet kur fillon ky 60 ditëshi, Gjykata Kushtetuese kur e vazhdon do të thotë korriku, qershori mund të them. Mënyra se si janë propozuar dy kandidatët për presidentë në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit ata dy kandidatë mund të tërhiqen, por nuk munden të tërhiqen nënshkrimet, 60 nënshkrimet e VV-së janë djegë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se është normale që Kushtetuta të shkelet nga qeveria. /21Media
Miftaraj: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt do të duhej të ishte në Bruksel
Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për Ligjin për të Huajt tha se kjo marrëveshje do të duhej të ndodhte në Bruksel. Derisa shtoi se Serbia këtë çështje ishte si spektator nga distanca për atë se çfarë ka ndodhur në Prishtinë të dielën.
“Ka pasur një lloj kompromisi në këtë rast edhe i Sorensenit në raport me Kurtin pasi e pamë që kur u arrit marrëveshja, nuk u arrit në Bruksel, por në Prishtinë ishte vetëm kryeministri Kurti, shefi i zyrës së BE-së dhe Sorenseni dhe Serbia në këtë rast do të thotë ishte si spektator së paku nga distanca se çfarë po ndodh në Prishtinë. Në kushte normale kjo marrëveshje do të duhej të ishte në Bruksel”, theksoi ai./21Media
Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin
Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21, lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë tha se kryeministri Kurti ka apstenuar, derisa shtoi se ai ka shkelur ligjin.
“Besoj që zoti Kurti, me këtë marrëveshje ka apstenuar nga zbatimi i Ligjit për të Huajt në Kosovë po flasim për kompromis për qytetarët serbë që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Ai përmendi edhe shtyerjen e zbatimit të këtij ligji për serbët dhe jo për qytetarët e Luginës së Preshevës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ai shtoi se ky ligj është në fuqi prej vitit 2019./21Media