Kur një mëngjes
31 Gusht 2020
Poezi nga shkrimtari i njohur
Dritëro Agolli ishte shkrimtar dhe autor këngësh shumë i njohur, i cili ishte lindur në vitin 1931, ndërsa ka vdekur në vitin 2017.
Ai ishte shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vepra më e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është poema “Nënë Shqipëri”.
Gjatë gjithë rrugës së vetë krijuese më se gjysmëshekullore, Dritëro Agolli ka qenë poeti i dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore./21Media
KUR NJË MËNGJES
Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.
Ahere ti s’do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
“Ti cele heret, moj bajame!”
Do vershellej ngadale-ngadale
E s’do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur…
E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
“Ti cele heret, moj bajame!”