Kur pritet të zgjedhet trajneri i ri i Kombëtarës së Kosovës?

Kombëtarja e Kosovës do të bëhet me trajner të ri të mërkuren.
Për portalin rtv21.tv kjo u bë e ditur nga menaxheri i përfaqësueses Bajram Shala, i cili tha se të mërkuren do zyrtarizohet trjaneri i ri i Kosovës.
Kosova është pa trajner që prej se e FFK-ja e shkarkoi zviceranin Bernard Challandes në tetor të vitit të kaluar.
Në muajin mars, Kosova ka ndeshjet miqësore duke përfshirë edhe atë kundër Zvicrës e pastaj edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve./21Media

Back to top button