Njerëzit u zhdukën në piktura

Njerëzit u zhdukën në piktura

Në këtë projekt, artisti Ben Heine krijoj piktura akrilike abstrakte në panele të mëdha prej druri në vetëm disa orë.

E veçanta e projektit qëndron në faktin se një person i gjallë është i integruar në vepra arti dhe është pjesë e kompozimit të tërë, duke u bërë pothuajse i padukshëm, shkruan rtv21.tv.

Rezultati përfundimtar është shpesh shumë i gjallë, i egër dhe tërheqës. Ai zakonisht krijon vepra arti të tilla për shfaqje të drejtpërdrejta publike në qendrat tregtare apo muzetë në mbarë botën.

Modelet e pikturuara nganjëherë kërcejnë dhe lëvizin gjatë shfaqjeve./21Media