“Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, gruaja raporton në polici se u kërcënua nga burri

Një grua në Ferizaj ka raportuar të martën në polici së është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili ndodhet jashtë Kosovës.

“ Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se e njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari

“Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj.”, ka përfunduar njoftimi./21Media

Back to top button