Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër botë.

Disa mbesin mister, kurse disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme.

Në vazhdim kemi zgjedhur 8 kuriozitete mjaft interesante.

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte 10,2 kg.

3. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

4. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

5. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e gjinisë mashkull duan të “sorollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

6. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

7. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

8. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur./21Media