Të rinjtë shqiptarë çdo ditë e më shumë me talentët e tyre po bëhen protagonistë nëpër shtete të njohura të Evropës

Të rinjtë shqiptarë çdo ditë e më shumë me talentët e tyre po bëhen protagonistë nëpër shtete të njohura të Evropës

Edhe pse jemi mësuar që në fushën e futbollit të shohim duke depërtuar më shumë  meshkujt duket se edhe femrat janë ato që po na mburrin me talentin e tyre. E këtë e dëshmon më së miri edhe futbollistja shqiptare që luan për ekipin Varnamo në Suedi, Ilirjana Vllasaliu e cila me talentin e saj dhe punën e madhe që është bërë me të ka treguar vetën ne nivele të larta.

Iliriana Vllasalija e  cila së shpejti do të mbush 18 vjet luan futboll prej moshës  6 vjeçare. Në një intervistë dhënë për portalin rtv21.tv ajo tregoi se pse ka zgjedhur këtë sport.

Iliriana ka thënë se si e vogël ka qenë shumë e gjallë dhe gjithmonë ka luajtur me djem për shkak se vajzat nuk i ka parë asnjëherë duke luajtur mes vete me top. “Kam kaluar kohën më së shumti me shok të klasës dhe arsyeja ka qenë futbolli” ka thënë Iliriana.

Ajo tregoi se për ekipin Varnamo ka filluar të luajë në moshën 8 vjeçare dhe prej asaj kohe vazhdon të jetë pjesë e atij ekipi. Iliriana tregoi se gjashtë herë në javë ka ushtrime, tre herë me klubin e shkollës dhe tre herë me ekipin e Varnamo.

“Kohët e fundit kam pas tepër probleme me lëndime, që 4 vite nuk kam pas mundësi me tregu veten dhe me dhanë maksimumin tim, mirëpo jam qëndru e fort dhe kam vazhdu te ushtroj çdo ditë për te arritur diku. Kam qenë shumë e shqetësuar për shkak te lëndimeve, por shpresoj që së shpejti do të kthena në formën e mëparshme” tha Iliriana.

Iliriana theksoi se familja dhe shoqëria  e saj e  përkrahë shumë në futboll e sidomos babai i cili e ka motivuar atë për të vazhduar me këtë sport.

 “S’kam fitu ndonjë  çmim të veçantë pas lëndimit, vetëm çmime për vendin e parë në ligen tonë ose çmime në Kupa. Kur kam qenë ma e vogël kam fituar disa çmime si futbollistja ma e mirë në moshën time, shënues ja ma e mira dhe disa diploma për vende të ndryshme. Vjet kam qenë afër për të fituar çmimin shenuesja ma e mira mirëpo më kanë munguar dy gola. Qëllimi im është për tu zhvilluar si futbolliste profesioniste dhe të përjetojë sportin në një nivel  të ndryshëm” tha tutje ajo.

Ndërsa tregoi se ekipi i saj i preferuar është FC Bayern Munchen. Kurse futbollisti i saj i preferuar është Zlatan Ibrahimovic dhe Xherdan Shaqiri. “Zlatani dhe Shaqiri janë lojtarë që i kam përcjell mas shumti për shkak pozitës që unë e luaj si Xherdani dhe Zlatani” tha ajo.

Pas shkollës së mesme ajo planifikon që të vazhdojë të studiojë ose do të bëjë shërbimin ushtarak.

Këshilla e Ilirianës ishte për të gjitha vajzat, “Gjithmonë të ndjekin ëndrrat e tyre, sepse një ditë do të realizohet ëndrra e tyre. Kurgjo nuk vjen prej vetvetes, çdo punë merr kohë që të ketë sukses. Kjo është ndjenje e papërshkrueshme për te arritur ëndrrat e tyre dhe unë mendoj se të gjithë e meritojnë ta përjetojnë. Kurrë mos u dorëzoni, edhe nëse nuk ju shkon për dore sporti ka zgjidhje të tjera. Futbolli është vetëm një sport për argëtim, për të gjetur shok e shoqe, dhe për të gjetur veten si një individ” përfundoj ajo. / 21Media