KRU “Prishtina” bën thirrje që të përdoret sa më racionalisht uji

KRU “Prishtina” bën thirrje që të përdoret sa më racionalisht uji

Me rastin e shënimit të Ditës Botërorë të ujit, KRU “Prishtina”  ka theksuar rëndësinë e ujit  për jetën e njeriut dhe bën thirrje për ruajtje dhe kursim të ujit.

“Qytetarë të nderuar, kemi bërë çmos që në krojet tuaja t’u ofrojmë ujë të pijshëm dhe cilësor, andaj në këtë ditë të madhe për ne, për ju dhe për shtetin tonë, po u drejtohemi duke kërkuar nga ju, që ujin e pijshëm ta kursejmë, ta shpenzojmë sa më racionalisht dhe të paguajmë për të…”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara  në vitin 1992 shpalli 22 marsin si Ditën Botërore të Ujit, me synimin  që në shumë vende të botës të tërhiqet vëmendja, të informohet konsumatori, të ndërgjegjësohet opinioni i gjerë publik për mbrojtjen, ruajtjen dhe gjithsesi përdorimin racional të burimeve ujore.

Sipas statistikave botërore vetëm 3% e ujit është i freskët, ndërsa 97% ndodhet në dete dhe oqeane, dhe vetëm 1% e ujit që ndodhet në tokë është i pijshëm./21Media