Kurti me një video-mesazh për qytetarët

Kurti me një video-mesazh për qytetarët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe njëherë iu ka drejtuar qytetarëve me një apel, që të qëndrojnë në shtëpi. Përmes një video-mesazhi, ai ka thënë se institucionet e vendit janë të përkushtuara për vazhdimin e luftimit të koronavirusit, në mënyrë që të dalim sa më pak pasoja.

“Ky virus përhapet përpara se ta vërejmë që e kemi dhe numrat që janë sot janë infektuar para dy javësh, andaj le të izolohemi e të shpëtojmë”, thuhet në një video-mesazh të tij.

Deri më tani janë konfirmuar 472 raste me koronavirus, prej tyre 11 të vdekur dhe 71 të shëruar./21Media