Kryeminstri në detyrë Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë ka prezantuar së bashku me ministrin në detyrë Arben Vitia, hapjen e fazës së tretë.

Teksa prezantonte vendimet për hapjen e çerdheve, kafiterive, kufinjëve tokësorë dhe qendrave tregtare, Kurti  falënderoi qytetarët që respektuan vendimet  e Qeverisë dhe këshillat e mjekëve dhe IKSHPK-së.

Ai tha se “fakti që po heqim masat nuk do të thotë që po heqim edhe kujdesin tonë, duhet të respektohen këshillat e IKSHPK-së dhe të ndjeken me vemendje rekomendimet e ardhshme të MSH-së“./21Media