Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në nder të jetës e veprës së ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

“Një lamtumirë për njeriun që ka dhënë kontribut në rindërtimin, frymëzimin dhe përparimin e baletit në Kosovë. Ngushëllime familjes, miqve, nxënësve dhe balerinëve të tij për këtë humbje të madhe për Kosovën.”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeminsitrit.

Me një performancë artistike nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, i është thënë lamtumirë sot ish-drejtorit të këtij institucioni.

Homazhe bëri edhe ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj do të varroset sot  në ora 16:00 në lagjen Haxhiaj të Novosellës së Pejës./21Media