Lideri Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar Joe  Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Ai përmes  një postimi në rrjetet sociale ka thënë se pret që të forcohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës pas fitores se Bidenit.

“Urime për fitoren e tij historike  Joe Biden, një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i njerëzve të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona.”, ka përfunduar Kurti./21Media