Kurti bisedon me Lajçakun për dialogun dhe personat e zhdukur
7 Dhjetor 2020
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike për dialogun Kosovë-Serbi dhe zgjidhjen e problemit të personave të pagjetur.
Kurti me këtë rast ka përsëritur se dialogu duhet të jetë i definuar mirë dhe të zgjidhë çështjet e diskutueshme ndërmjet dy shteteve.
“Sot, në një bisedë telefonike me Miroslav Lajçak, ne diskutuam çështje të ndryshme që duhen zgjidhur, në veçanti për fatin e të gjithë personave të zhdukur. Unë e falënderova Lajçak për rolin mbështetës të BE-së në dialog dhe ne u pajtuam që qytetarët duhet të jenë përfituesit kryesor. E përsërita që dialogu duhet të jetë parimor, i definuar mirë dhe duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e diskutueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Today, in a phone conversation w/ @MiroslavLajcak, we discussed various topics that need to be resolved, especially the fate of all missing persons.
I thanked Mr. Lajčák on the EU’s supportive role in the dialogue and we agreed that citizens should be the ultimate beneficiaries.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 7, 2020