Pas përfundimit të takimit me u.d presidentin, Vjosa Osmani, lideri i VV-së Albin Kurti u deklarua për media. Ai tha se nuk është caktuar ndonjë datë për zgjedhje.

“Ne nuk kemi folur për nje date konkrete vetëm kemi shprehur interesimin tonë që në harkun kohor te mundshëm te jete sa me e hershme data”, tha Kurti para gazetarëve.

Ai tutje tha se më në fund është marrë një pergjegjie nga Gjykata, duke shtuar se “duhet te presim për aktgjykimin e plote që ta themi mendimin tonë”.

Kurti në këtë takim mori pjesë me këshilltarin ligjor të VV-së Blerim Sallahun. /21Media