Ahmeti: Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët

Ahmeti: Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ahmeti ka bërë të ditur se me Kurtin kanë biseduar për masat e ndërmarra në luftën kundër koronavirusit dhe për atë se çka mendojnë se duhet bërë.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Theksova nevojën e ndërmarrjes së masave ekonomike tani! Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media