Kurti në Drenas

Kurti në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Administrimit së Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.

Lladrovci tha se komuna që ai drejton ka ndërmarrë me kohë masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit, gjithmonë duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë.

Deri tani nuk ka raste të konfirmuara me rezultat pozitiv të virusit”, tha Lladrovci.

Ai ndërkaq ka shprehur indinjatë të thellë lidhur me masat e reja të Qeverisë të cilat nuk janë hartuar në konsultim me komunat, për të cilën ka reaguar edhe publikisht Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Ndërsa, Rexhepi është arsyetuar se pajtimin e komunave për vendimin e mbrëmshëm e ka marrë nga drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.

Në fund të takimit, Kurti ka përgëzuar Lladrovcin dhe qytetarët për disiplinën e treguar në zbatimin e masave dhe menaxhimin e situatës.