Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, me ç’rast u pajtuan që duhet aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Kryeministri dhe Wigemark, siç informoi qeveria, biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit.

“Z. Wigemark tha se EULEX-i është i përkushtuar për të vazhduar përkrahjen për institucionet dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media