Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit me Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, tha se dialogu nuk do të jetë i neglizhuar nga ana e Kosovës.

“Dialogu nuk do të jetë i neglizhuar nga ne. Unë do të vij përsëri në mes të majit për darkën që keni organizuar me liderët e Ballkanit perëndimor dhe do të shikoj që të kem biseda e takime për të filluar një periudhë të re të dialogut”, tha Kurti në konferencë për media pas takimit.

Kurti si datë të mundshme për rifillimin e dialogut përmendi muajin qershor. Sepse siç tha ai, në muajin maj duhet të takohet fillimisht me opozitën në Kosovë në mënyrë që ata të kenë kontributin e vet në këtë proces. Shtoi se do dialog të përgatitur mirë dhe se nuk do gabime të reja.

Fillimisht do të kemi darkën me liderët e Ballkanit Perëndimor, e pastaj në muajin qershor mund të fillojmë me kapitullin e ri të dialogut”, theksoi Kurti.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë të BE-së./21Media