Kurti: Do t’i ftoj partitë opozitare për takim gjatë muajit gusht

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se gjatë këtij muaji do t’i takojë liderët opozitarë.
Pas takimit të krerëve të partive opozitare me të dërguarin e posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Kurti tha se e sheh të nevojshëm një takim me opozitën.
“Është mirë të takohemi, jo vetëm për ketë çështje por edhe të tjera, andaj mund ta konfirmojë që do të ketë ftesë për takim me liderët opozitarë në një kohë të përshtatshme, edhe për ata, gjatë muajit gusht. E pashë dje që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot Escobarin se si kaloi, si e kemi opozitën dhe padyshim që për një çështje kaq madhore si sovraniteti, reciprociteti, dialogu, kemi pozitë e opozitë”, tha Kurti.
Ndërkaq, Escobar mbrëmë pati një takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku e kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi./21Media

Back to top button