E konfirmoi Kurti

E konfirmoi Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka konfirmuar se do të shkojë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi për nesër.

“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”, konfirmoi Kurti në një emision televiziv.

Thaçi ka ftuar në takim konsultativ kryeministrin Albin Kurtin, mirëpo Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë të ditur se do të refuzonte çfarëdo ftese të presidentit për konsultime pas shkarkimit të qeverisë Kurti. Ndërsa kryetarët e partive të tjera e kanë konfirmuar pjesëmarrjen./21Media