Kurti ka biseduar me kryetarët e komunave veriore

Kurti ka biseduar me kryetarët e komunave veriore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se planifikon t’i vizitojë edhe komunat në veri. Kurti deklaroi se ka biseduar me kryetarët e komunave.

“Po sigurisht e kam ndërmend të shkoj dhe do ta përgatis në agjendën time është të shkoj edhe në ato komuna. Ajo çfarë kam bërë deri më sot është që kam biseduar me dhjetë kryetarët me telefon dhe asnjë prej tyre nuk e ka refuzuar bisedën me mua dhe asnjëra nga bisedat nuk ka qenë e shkurtër dhe kemi folur vetëm për coronavirus. Tash ministri i Shëndetësisë dhe UD i MPB janë në kontakt me këta kryetar në një mbledhje të qeverisë kemi vendosur ta kemi grupin punues me katër ministra që do të kontaktoj me secilën komunë me masat specifike që i përshtatet komunave”, tha Kurti.

Kurse lidhur me masat e ndërmarra në komunat e Kosovës, tha se nuk mund të jenë të njejta.

Kryeministri në detyrë deklaroi se në veri të Ibrit, Serbia është më aktive sa i përket veprimeve dhe më e pranishme me strukturat e saj. Teksa deklaroi se situata aktuale në veri është e trashëguar dhe se nuk mund të zgjidhet menjëherë./21Media