Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca e kanë vizituar sot ish-deputetin e VV-së, Adem Mikullovcin. Ky i fundit i ka publikuar disa fotografi nga vizita e tyre, teksa ka ironizuar me deputetin e Nismës, Haxhi Shala, duke iu referuar vizitës së kreut të shtetit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Sot në mesditë(e jo në mesnatë)më vizituan Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i punëve të jashtme Glauk Konjufca.”, ka shkruar Mikullovci në Facebook./21Media