Albin Kurti zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryeministrit të Kosovës.  Ish-kryeministri Avdullah Hoti ia ka dorëzuar Kurtit, postin e të parit të ekzekutivit.

Detyra Kurtit i është dorëzuar me ceremoni shtetërore.

Albin Kurti më 22 mars u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e tij u votua nga 67 vota deputetë në Kuvend./21Media