Kurti falënderon ambasadorin Sprecher për mbështetjen e Zvicrës ndaj Kosovës

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Prishtinë Jürg Sprecher, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë te mërgata kosovare në Zvicër si urë lidhëse në fushën e ekonomisë dhe kulturës.

Kurti theksoi dhe marrëdhëniet tregtare, ku Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë, si dhe rritjen e eksporteve direkte për 25%.

Ai falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen e Zvicrës ndaj Kosovës, para e pas luftës, veçanërisht përmes projekteve në zhvillim ekonomik, ndryshimet klimatike, shëndetësinë, mirëqeverisjen e forcimin e demokracisë, si dhe për rolin dhe kontributin e trupave të Swisscoy në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Ndryshe, ambasadori Sprecher në takim u shoqërua nga zëvendësambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Christoph Fuchs.​

Back to top button