Kurti fton bashkëkombasit që të konkurrojnë në ndërmarrjet publike

 

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar mërgatën që të konkurrojnë në ndërmarrjet publike në Kosovë për pozitat e drejtorëve dhe të zyrtarëve të lartë.

“Ndërmarrjet tona do të kenë nevojë për gratë dhe burrat më të mirë të kombit tonë e të komuniteteve të Kosovës”, ka theksuar ai.

Kurti ka bërë të ditur se Konkurse për zyrtarë të lartë janë hapur në këto ndërmarrje:
— Korporata Energjetike e Kosovës, deri më 12 qershor
— Telekomi i Kosovës, deri më 13 qershor
— Posta e Kosovës, deri më 27 qershor
— KRU Prishtina, deri më 27 qershor

Derisa bëri të ditur se do të shpallen konkurset për drejtorët me mandat të plotë në gjithsej 10 a më shumë ndërmarrje. Do të shpallen konkurse edhe për zyrtarë të lartë të ndërmarrjeve: pozitat e kryeshefit ekzekutiv, zyrtarit kryesor financiar, të sekretarit korporativ apo këshilltarit të përgjithshëm dhe të auditorit të brendshëm.

Kurti tha se Lëvizje VETËVENDOSJE!, do të vëzhgojë çdo hap të institucioneve dhe ndërmarrjeve  për të siguruar një ecuri të ligjshme, korrekte e transparente të rekrutimit.

“Ligji mirëpret kandidimin e profesionistëve pa marrë parasysh shtetin e prejardhjes ose vendbanimin. Andaj ne u bëjmë thirrje të gjithë profesionistëve — në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut, kudo në rajon, e posaçërisht në mërgatë — të aplikojnë për pozitat që do të shpallen. I ftojmë që të ndajnë me ne zotësinë dhe përvojat e tyre. Të marrim më të mirën e vendeve të zhvilluara për ta zhvilluar edhe ne vendin tonë.”, potencoi ai.

Gjatë qeverisjes Kurti, në 10 ndërmarrje publike, janë shkarkuar bordet e drejtorëve. Në vend të tyre janë emëruar borde të përkohshme, që mund të shërbejnë deri në 6 muaj. /21Media

Back to top button