Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykaës Kushtetuese. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.”, ka shkruar Kurti

Ai tutje ka thënë se nuk kanë pasur shpresa te Kushtetuesja.

“Mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim.”, ka thënë Kurti.

Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues…

Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 29. Mai 2020

Gjykata Kushtetuese mbrëmë  ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

 Lidhur me këtë Presidenti Hashim Thaçi sot në një konference për media ka thënë se e mirëpret këtë vendim, duke e cilësuar këtë ditë të rëndësishme për demokracinë në Kosovë./21Media