Në emër të Lëvizjes Vetëvendose, lideri i saj njëherit ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkruar një letër urimi Joe Bidenit dhe senatores Harris për zgjedhjen si President dhe Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara.

“Gëzohem për fitoren tuaj vendimtare, sidomos për shkak se kjo fitore ka ardhur pas një fushate të gjatë dhe të luftuar me mund. Jo vetëm thellësia dhe përmbajtja e ideve tuaja, por edhe mënyra dinjitoze se si jeni sjellë si kandidat, i kanë dëshmuar gjithë botës mirësjelljen tuaj njerëzore, si dhe një respekt të mirëfilltë për normat e ligjërimit demokratik”, thuhet në letrën e Kurtit.

I par i VV-së, ka shprehur mirënjohjen për historinë  e Bidenit gjatë avokimit për të drejtat e njeriut të qytetarëve të Kosovës, si dhe për mbështetjen tuaj të pandërprerë për pavarësinë dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Duke marrë parasysh këto përpjekje, Kurti shpreson që administrate e Bidenito të luajë një rol qendror në vënien e drejtësisë dhe transparencës në të gjitha aspektet e negociatave të vazhdueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim të avancimit të shpejtë të këtyre negociatave drejt qëllimit të njohjes së plotë dhe të ndërsjellë.

“Nuk mund të mos përmend se Lëvizja VETËVENDOSJE! ndan shumë nga të njëjtat vlera që ishin thelbësore në fushatën tuaj: sigurimi i kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë për të gjithë qytetarët gjatë pandemisë COVID-19 dhe më tej; vendosjen e themeleve të nevojshme për një ekonomi më të gjelbër; sigurimi i mundësive të barabarta në arsim dhe punësim; dhe dhënia fund e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit, në të gjitha format e tyre të ndryshme. Nga cilado pozitë në të cilën ndodhem gjatë mandatit tuaj si President, shpresoj të bashkëpunoj ngushtë me administratën tuaj për të ndihmuar në avancimin e këtyre idealeve të përbashkëta dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjes historike midis kombeve tona përkatëse”, thuhet ndër tjera në letrën e Kurtit dërguar Bidenit.

Në fund Kurti, dyshes së zgjedhur ju uroj sukses në përballjen me këto sfida si President dhe Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara./21Media 

Letra e urimit për Presidentin e zgjedhur z. Joe Biden, që u pranua sot nga ekipi i tij

10 nëntor 2020

I nderuar…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, November 10, 2020