Kurti bisedoi me kryetarin e Bujanocit dhe atë të Preshevës

Kurti bisedoi me kryetarin e Bujanocit dhe atë të Preshevës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot pasdite zhvilloi dy biseda telefonike, njërën me Kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberin dhe tjetrën me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin.

Dy kryetarët, Kamberi dhe  Arifi, siç bëri të ditur qeveria përmes komunikatës, e njoftuan Kurtin mbi menaxhimin e situatës me virusin Korona. “Deri me tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë. Autoritetet lokale të të dy komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë COVID-19 për gjithë qytetarët e saj.”, u bë e ditur në komunikatë.

Kryeministri në detyrë, në emër të Qeverisë së Kosovës dy kryetarëve ua shprehu gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare.

“Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët z. Arifi dhe z. Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi.”, njoftoi zyra e kryeministrit në detyrë./21Media