Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video të publikuar në Facebook ka kiritkuar qeverinë e Avdullah Hotit për keqmenaxhim të situatës me COVID-19 duke thënë se dështimi i gjithanshëm nuk mbulohet dot me gjendje të jashtëzakonshme e as me kërcënimin për shpallje të saj.

”Kjo qeveri do të mbahet mend si më e dobëta dhe më e mbrapshta e pasluftës, krahasimi me të cilën s’do t’i bëjë nder asnjë qeverie në të ardhmen. Pra,ko ekzekutivi me të cilin nuk bën të krahasohesh – kështu do të mbahet mend qeveria koti për ata të cilët nuk do ta harrojnë. Dështimi i gjithanshëm, e sidomos në luftimin e pandemisë COVID-19, nuk mbulohet dot me gjendje të jashtëzakonshme e as me kërcënimin për shpallje të saj. Mbase kjo qeveri edhe s’e lufton dot virusin, sepse ajo është ngritur paligjshëm në kohë virusi e duke iu falënderuar virusit. Kjo qeveri është e integrueshme te virusi Corona”, ka thën ndër të tjera Kurti.

Duke e quajtur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj si “Ministri Zezaj”, Kurti tha se ai po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të padisiplinuar.

”Kjo qeveri nuk gëzon besimin e popullit, sepse është besëthyer. Prandaj, armiku të cilit qeveria po synon t’ia shpallë gjendjen e jashtëzakonshme është pikërisht populli. Ministri Zezaj i qeverisë Koti po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të padisiplinuar. Pra, gjendjen e jashtëzakonshme po duan t’ia shpallin popullit. Por, ne e dimë që sistemi shtetëror, në përgjithësi, nuk ka dështuar, dhe se dështimi ka emra të përveçëm individësh. Nuk kanë dështuar policia apo mjekësia, por ministrat dhe qeveria”, ka thënë Kurti.

Në fund Kurti i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe të gjithë të infektuarve, si dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët që i kanë humbur të dashurit e tyre. /21Media