Kurti i uron suksese filmit “Rrugës” në festivalin e Kanës

Kryeministri, Albin Kurti, i uron suksese filmit “Rrugës” të regjistorit Samir Karahoda në festivalin e filmit të Kanës.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se Karahoda është regjisori i parë nga Kosova që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në konkurrencën e Kanës.

“Filmi është shkruar nga Samiri dhe djali i tij, Mironi, bazuar në një bisedë që të dytë kanë zhvilluar në veturë gjatë rrugës për në aeroport. Mironi bashkë me Ylber Mehmetin, luajnë dy rolet e vetme në film. Montazhën e filmit e ka kryer Enis Saraçi, të cilin e kam vizituar në studio në muajin shkurt, përderisa e montonte filmin bashkë me Samirin”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button