Kurti i vë kusht kryeministrit shqiptar për takim, Rama: Për këtë flas nesër në Prishtinë
(Lajm i përditësuar)
Pas ‘refuzimit’ të Kurtit për takim, Rama thotë se ‘do të flasë’ nesër në Prishtinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka pranuar t’i komentojë deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit se takimi i radhës me Ramës o do bëhet përmes mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare, o nuk do të ketë takim vetëm mes tyre.
Megjithatë, Rama tha se sa i përket kësaj çështje, do të flet nesër në Prishtinë.
“Nuk jam këtu për të folur në lidhje me këtë, jam këtu vetëm për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flasë kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë”, tha Rama para mediave shqiptare.
Rama nesër do të bëj vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, bazuar në deklaratat e Kurtit që i bëri sot, takim mes dy kryeministrave sipas gjitha gjasave nuk do të ketë.
Kurti: Me Ramën takohem vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është i gatshëm të takohet me kryeministin e Shqipërisë, Edi Rama vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.
Ai në konferencë për media tha se i ka kërkuar përmes kontakteve të drejtpërdrejta homologut të tij nga Shqipëria Edi Rama, meqenëse ai do të vijë në Kosovë që të mbahet gjatë këtyre dy ditëve mbledhja e dy qeverive.
“Nëse kryeministri insiton në anulimin e mbledhjes së dy qeverive atëherë unë ngelem tek qëndrimi që ia kam thënë se për takime të ne të dyve ne kemi kontakt të drejtpërdrejt ne takohemi shumë shpesh, nëse shikoni gjatë ktyre dy viteve që jemi në qeverisje i kam një dyzinë takimesh me Ramën , nuk lëngon raporti Kosovë- Shqipëri por edhe demokracia paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyshëm., tha Kurti.
Ai shtoi se në mbledhjet e paraparë të mbahet me 14 qershor kanë pasur të nënshkruhen marrëveshje në të mirë të të dyja vendeve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të te ketë një vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë kësaj jave.
Në të vërtetë, Rama do të ketë një tur në kuadër të Procesit të Berlinit, por që në vëmendje do të jetë edhe situata në veriun e Kosovës./21Media