Ish-burgu i Prishtinës, sot në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës është hapur për vizitorë.

Me këtë rast, ish-kryeministri, Albin Kurti u shpreh se ish-burgu i Prishtinës, sot u bë muze.

“Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala e Ukshin Hoti janë disa prej emrave të cilët u mbajtën e u malltretuan në këtë burg. Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptar. Nëse keni dëshmi apo e njihni dikë që ka qenë në këtë burg mund të shkruani në adresat e bëra publike.”, shkroi Kurti në facebook.

Nga viti 1945 në burgun e Prishtinës ka pasur të burgosur politik që kanë qenë një pjesë intelektuale shqiptare. Në këtë burg ka qenë të burgosur: Gjon Serreqi, Marie Shllaku, pastaj në periudhën e vitit 1962 Adem Demaçi, e më vonë edhe Osman Dumoshi, Hydajet Hyseni, Ali Lajçi dhe të tjerë./21Media